AKTUALITET, 19 Dhjetor 2018, 09:04

Reperi grek frymëzohet nga Alket Rizai, këngë për shqiptarin që u arratis nga burgu/ VIDEO

Reperi grek frymëzohet nga Alket Rizai, këngë për shqiptarin

Alket Rizai, i njohur në Greqi për arratisjet e tij të bujshme, sidomos ajo me helikopter nga Burgu i Korridhalosë, është kthyer në hit duke u bërë edhe pjesë e klipeve muzikore.

Siç mund të shihni edhe nga kjo video, ai është bërë mjaft i njohur ku klipi i publikuar ka arritur mbi 20 mijë shikime.

Ai u bë i njohur si shqiptari që është arratisur dy herë nga burgjet greke me helikopter.

Alket Rizai është arratisur 2 herë me helikopter nga burgu i Koridalos. Tentoi arratisjen e tretë duke marrë peng 6 policë të burgut të Malandrinos. Për momentin ndodhet në burg.