AKTUALITET, 18 Dhjetor 2018, 23:30

Botërori i Klubeve/ “Ruleta ruse” dërgon në shtëpi River Plate, Al Ain “trondit” argjentinasit

Finalistja e parë e Botërorit të Klubeve është Al Ain. Vendasit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, tronditën të sapokurorëzuarit kampionë të Amerikës Latine, River Plejtin, duke e eliminuar pas goditjes së 11-metërshave. Koha e rregullt u mbyll në një barazim spektakolar 2-2, ndërsa koha shtesë nuk prodhoi asnjë gol.

Kështu ekipet e përfunduan sfidën në barazim dhe tashmë ishte radha e kohës shtesë. 15 minutat e para, përfunduan ashtu siç nisën, ku të dyja skuadrat u treguan të kujdesshme për të mos pësuar. Gjithashtu dhe fraksioni i dytë nuk nxorri fitues, kështu që ekipet iu drejtuan “ruletës ruse” të 11-metërshave, për të vendosur finalisten e parë të Botërorit të Klubeve.

Nga goditjet e 11-metërshave lojtarët u treguan pothuajse të gjithë të saktë dhe penalltia që vendosi gjithçka, ishte ajo e fundit. Pikërisht në goditjen e fundit, në serinë e pestë të gjuajtjeve ishte Enzo Perez, i cili gaboi duke u neutralizuar nga portieri Eisa Kalid, i cili u shndërrua në hero.