TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Mjekës në Elbasan.
Viktimë ka mbetur punonjësi i shërbimit pyjor Ardi Bodurri, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Dyshimet e para janë se ngjarja mund të ketë qenë aksidentale.
Bodurri ka pasur një plagë në kokë, goditje e cila ka rezultuar fatale për jetën e tij.
Mësohet se viktima ka qenë për gjueti me miqtë e tij, dhe mund të jetë goditur aksidentalisht nga ndonjëri prej tyre. Policia ka shoqëruar disa persona, po ende nuk ka një njoftim për ngjarjen.
Ardi Bodurri ishte baba i dy fëmijëve, jetonte në qytetin e Elbasanit, ndërsa pas ekspertizës pritet që të përcillet për në banesën e fundit.