AKTUALITET, 19 Dhjetor 2018, 08:41

“Rama s’je i mirëpritur”, studentët vijojnë protestën. Çfarë do të ndodhë sot

“Rama s’je i mirëpritur”, studentët vijojnë

Asnjë tërheqje nga kërkesat dhe plotësim i tyre pa dialog. Me ketë thirrje edhe sot studentët vijojnë protestën e tyre, ndërkohë që kanë përsëritur apelin për bojkot total të mësimit nëpër fakultete.

Ata kanë vendosur që edhe sot të bojkotojnë mësimin, ndërsa kanë lajmëruar që të mblidhen në orën 10:00 tek korpusi universitar.

Njoftimi

Aty ku nisi historia e arsimit Shqiptar.

Aty per te vene me shpatulla pas murit te gjithe bashkefajtoret e ketij sistetemi Arsimor!

Korpusi eshte godina e pare universitare e ngritur, pra perfaqeson UT nga e cila dolen te gjithe universitetet e tjera.

Aty duhet te jemi te gjithe me te bashkuar se kurre per te cuar zerin tone ne veshin e te gjithe FAJTOREVE!

SHPERNDAJE!