LIFESTYLE, 31 Korrik 2019, 23:16

“Merkato e verës”, Edi Manushi me një partnere të re…

“Merkato e verës”, Edi Manushi me një partnere të



Nisin ndryshimet e para për sezonin e ri, në Top Channel. Programi “E diell” me një autore të re.

Ishte vetë producenti i programit Edi Manushi, i cili i ftuar në programin veror “Pushime on Top” dha lajmin se sezonin e ri autore e “Diell” do të jetë Olsa Muhameti.

“Ne jemi një program me dinamikë dhe marrim gjithmonë njerëz të rinj, kësaj here është autorja e ‘Pushime On Top’ ajo që i bashkohet ekipit. Olsa ti e di që mua më pëlqen sporti dhe kjo është një kohë merkatosh, Olsa është blerja e Diell për sezonin e ri”

Më herët Olsa Muhameti, ka qenë autore e formateve të tjera të suksesshem në Top Channel. Ajo ka realizuar dy edicione të “Pushime on Top” dhe ka qenë në krye të sezonit të parë të “Hell’s Kitchen Albania” . Autorja e re e së “Diellës” u shpreh në program, e ftuar rastësisht nga vete Manushi se; “Kjo është një sfidë shumë e madhe, por që e pranova me shumë dashuri”

Sa i takon ndryshimeve të tjera që do të prek këtë program, është ende herët për të folur. Ajo që dihet me siguri është se Manushi do të vazhdojë të jetë prezantuesi i së diellës, ndërkohë që do të jetë edhe producenti i saj.