TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Njësia e Inteligjencës Ekonomike pranë revistës së njohur ‘The Economist’ publikoi Indeksin e Demokracisë. Shqipëria vazhdon të mbetet një regjim hibrid, ndërkohë që vendi ka humbur pikë në këtë indeks.
Shqipëria merr 5.89 pikë nga 10 në total, duke u renditur në vendin e 79 dhe duke humbur tre vende në renditje. Ky është niveli më i ulët i renditjes së Shqipërisë që nga viti 2014, duke provuar edhe njëherë se rënia e vendit ka qenë e vazhdueshme që kur socialistët e Edi Ramës morën pushtetin.
Lidhur me këtë reagon edhe kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi.
Sipas tij, kjo është arritur falë kryeministrit Edi Rama, i cili ka vetëm një qëllim: shpopullimin e Shqipërisë.
“Prestigjozja botërore “The Economist Intelligence Unit” e ka vlerësuar indeksin e demokracisë për vitin 2019, duke e rrëzuar Shqipërinë në vendin e 79. Tre vende poshtë se një vit më pare. Kjo është një masakër e realizuar nga Edi Rama për qëllimet e Edi Ramës, i vetmi kryeministër që punon me gjithë fuqitë për të SHPOPULLUAR Shqipërinë”, shkruan Këlliçi në postimin e tij.
Shqipëria konsiderohet më pak demokratike se Ukraina, Maqedonia e Veriut, Hong Kongu dhe Serbia.
Një regjim hibrid është ai vend që është një hap mbi regjimet autoritare, poshtë demokracisë me të meta dhe demokracisë së plotë.
Përcaktimi regjim hibrid bëhet për ato vende ku zgjedhjet kanë parregullsi thelbësore dhe ku presioni i qeverisë mbi opozitën është i zakonshëm.