TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Socialiste do të presë hetimet e SPAK për të vendosur nëse do të shkarkojë apo jo kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla.
Në një prononcim për median kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla foli per SPAK që ka nisur hetime dhe nënvizoi se sapo të ketë një ngritur akuzë, reagimi i PS-se do të jetë i shpër.
'Dua të përshëndes SPAK për fillimin e një hetimi të plotë për të qartësuar çdo lloj mëdyshme.
Në asnjë rast PS nuk ka marrë dhe nuk do të marrë askënd në mbrojtje. Nuk di pistat por dua ta mbështes.
Mezi presim sapo prokuroria të ketë ngritur akuza të caktuara padyshim që reagimi ynë do të jetë i ashpër, tha Balla.
Si çdo qytetar i Bulqizës apo i mbarë Shqipërisë, për një rast të tillë ndjejmë neveri, nëse vërtetohet por do ndjejmë neveri kur parti të caktuara politike përdorin videomontazhe për të dëmtuar imazhin e krahut tjetër të politikës.
Por le tia lëmë prokurorisë nëse prokuroria vërteton cdo lloj akuze dënimi do të jetë maksimal për këdo.'