AKTUALITET, 24 Janar 2020, 16:55

Lamtumirë diellit/ Ja parashikimi i motit për fundjavën


Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, ka bërë parashikimin e motit për fundjavën.

Të gjithë ju kënaqën ditëve të bukura me diell por tashmë duke filluar nga kjo fundjavë do të kemi ndryshime te kushteve meteorologjike.

Ditën e Shtunë do të mbizotërojnë vranësirat dhe reshjet e shiut me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, në Veriperëndim reshjet do të jenë me intesitet deri mesatar.

Në zonën e Alpeve reshjet do të konvertohen në reshje bore në orët e mbrëmjes.

Ditën e Diel, kryesisht në pjesën e dytë të ditës reshjet e shiut do të jenë prezente në të gjithë territorin me intensitet deri mesatar, ndërsa në zonat malore në lartësinë mbi 900 metra reshjet do të jenë në formën e dëborës.

Era do të jetë nga kuadrati i Jugut me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton intensitet deri në 18 m/sek.