AKTUALITET, 24 Janar 2020, 17:24

Mjetet ‘përplasen’ kokë më kokë, humb jetën vëllai i kryedemokratit të Librazhdit

Mjetet ‘përplasen’ kokë më kokë, humb jetën


Një aksident ka ndodhur në fshatin Pishkash, ku si pasojë ka humbur jetën vëllai i kreut të PD në Librazhd, Bujar Vretos, Ardiani.

Viktima 45-vjeçar, ish-punonjës policie, ka qënë shofer i një prej dy mjeteve të përfshira në aksident pasditen e sotme.

Nga përplasja e dy mjeteve të plagosur kanë mbetur edhe 3 persona të tjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Prrenjasit.