AKTUALITET, 11 Dhjetor 2018, 11:09

Reklamonte jetën e luksit dhe ”Ferrari-t”, ”të fortit të Elbasanit” i sekuestrohen miliona euro pasuri

Në një njoftim zyrtarë të bërë pak kohë më parë, Prokuroria e Elbasanit njofton se është ekzekutuar vendimi i Gjykatës së Parë, Elbasan për sekuestro preventive të pasurisë së shtetasit, Elton alias Kastriot Kila.

Bëhet fjalë për sekuestrimin e një ndërtese 5 katëshe, një njësie shërbimi, një sipërfaqe toke prej 5200 m si dhe sekuestro të 100% të kuotave të zotëruara nga shtetasja I.K në shoqërinë tregtare “KILA TRANS”. Shpk.

Vlera e këtyre pasurive kap shumën 70. 819. 000 lekë të reja.

Kujtojmë se Elton alias Kastriot Kila, 37-vjeç, është vënë në pranga nga policia e Elbasanit, në bazë të një urdhër-arresti lëshuar nga autoritet italiane.

Kila është ndaluar pasi për të ka patur një urdhër arresti ndërkombëtar. Shteti italian e akuzon Kilën se ka kryer disa vepra penale, duke filluar që nga pjesëmarrja në një organizatë kriminale, në trafik narkotikësh, mashtrim dhe kallëzim të rremë.

37-vjeçari bënte jetë luksi, kjo e pasqyruar edhe në rrjetete sociale. Kila pozonte me makina të shtrenjta të markave “Ferrari”, “Lamborghini”, pushime ekzotike dhe jo vetëm…

Njoftimi i Prokurorisë:

Me kerkese te prokurorise Elbasan, U ekzekutua Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan Nr. 913 date 07.12.2018, per sekuestro preventive për pasuritë:

  1. Nje ndërtesë 5-katëshe, me  siperfaqe banimi 1502 m2, ne Elbasan
  2. Njësi Shërbimi me sipërfaqe 400 m2, ne Elbasan
  3. Nje siperfaqe toke prej 5200 m², ne Elbasan.
  4. Sekuestro 100% të kuotave të zotëruara nga shtetasja I.K në shoqërinë tregtare “KILA TRANS” sh.p.k.

Vlera e blerjes së këtyre pasurive nga shtetasi Elton Kila alias Kastriot Kila, të deklaruara në deklaratat noteriale të përpiluara tek noteri, kap  shumën prej 70. 819.000 leke te reja.