TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rrihet barbarisht në një burg grek 19-vjecari shqiptar, i cili dyshohet se në bashkëpunim me një grek vrau studenten greke Eleni Topaloudi më 28 nëntor në Rodos.
Ngjarja ka ndodhur në burgun e Avlonës, teksa disa të burgosur grekë kanë hyrë në qeli dhe kanë dhunuar shqiptarin Aleksandër Luka.
“Nuk e bëra unë”- bërtet shqiptari në videon e publikuar nga mediat greke.
Pas dhunës, 19-vjeçari më pas është dërguar në spitalin “Evangelismos”
Ngjarja:
Studentja greke Eleni Topaloudi u vra nga dy të rinjtë pasi refuzoi kërkesën e 19-vjecarit shqiptar dhe të mikut të tij grek 21-vejcar për të shkuar në shtëpinë e këtij të fundit dhe të kryenin marrëdhënie seksuale.
Mediat greke shkruajnë se pasi e goditën me një shufër hekuri pas kokës, të rinjtë e hodhën vajzën në det pasi e pandehën të vdekur. Por sipas raportit mjeko-ligjor e reja vdiq nga mbytja dhe jo nga goditja pas koke.
21-vjeçari grek i përfshirë po ashtu në vrasje, njihet si fëmija e një familje shumë të pasur ndërsa ka punësuar avokatin më të mirë në Greqi.
Ndonëse shqiptari tha se kishte qenë Manolis Koukouras ai që kishte qëlluar vajzën e re, ky i fundit ia ka hedhur fajin shqiptarit.