AKTUALITET, 11 Dhjetor 2018, 10:03

FOTOT/ Blindohet me policë kryeministria, studentët marshojnë në Bulevard, nuk e shmangin Ramën

Studentët që janë nisur nga Universiteti Politeknik i Tiranës këtë herë nuk e kanë shmangur kryeministrinë.

Ata po marshojnë drejt Bulevardit ”Dëshmorët e Kombit” dhe ende nuk dihet nëse ka një plan për të qëndruar poshtë zyrës së Edi Ramës.

Ndërkohë që vihet re një prani e shtuar e efektivëve të Policisë në ambientet e jashtme të kryeministrisë.

Protesta është shtrirë në të gjithë rrugët e kryeqytetit, ndërsa entuziazmi është mjaft i madh për shkak të lartë të pjesëmarrësve në protestë.