AKTUALITET, 11 Dhjetor 2018, 10:12

Foto/ Studentët e Shkodrës “pushtojnë” rrugët

Nderkohë që në Tiranë ka filluar tubimi masvi para Ministrisë së Arsimit, njokohësisht studentët kanë po protestojnë edhe në rrethe.

Mësohet se në Shkodër, studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, kanë mbushur rrugët, duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.

Ata kanë ankesa të shumta për cilësinë e mësimit por edhe nga kërkesat minimale si për kushtet dhe literaturën që iu mungon. Me parulla të shumta në duar ata i janë bashkuar lëvizjes së madhe studentore në të gjithë vendin.

Studentët kanë kënduar këngën partizane “Eja mblidhuni këtu” dhe himnin kombëtar.