AKTUALITET, 11 Dhjetor 2018, 11:03

Ish-ministri i Brendshëm ka një mesazh të rëndësishëm: Nuk do ndalet me nga askush…

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka deklaruar sot se mbledhja e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve që do të zgjedhë anëtarët institucioneve të reja të drejtësisë, është një hap kyç i reformës në sistemin e Drejtësisë.

Me anë të një statusi në Twitter Xhafaj shprehet se shumë shpejt do të ngrihen institucionet e drejtësisë, prej të cilave nuk do të shpëtojë askush që ka kryer korrupsion.

“SOT e NESËR hapa kyç për reformën në drejtësi. Mbledhjet e prokurorëve&gjyqtarëve do të zgjedhin anëtarët e KLP&KLGJ. Nëse Vettingu i gjyqtarëve e prokurorëve synon mbylljen e një kapitulli të errët, krijimi i KLGJ&KLP është hapi i parë e themelor për ngritjen e sitemit të ri

Gjyqtarët e prokurorët me transparencë e përgjegjësi qytetare, zotësi profesionale e vlera morale do të jenë kontribues të procesit, pa mëdyshje. Është përgjegjësi për konsolidimin e shtetit të së drejtës, interesin e qytetarëve, ngritja sa më shpejt e funksionimi i KLGJ&KLP

Shumë shpejt KLGJ dhe KLP do të ngrihen për t’i dhënë udhë procesit reformues të institucioneve, për t’u dhënë atyre pavarësinë, përgjegjshmërinë, funksionalitetin dhe eficensën e munguar.

Reforma në drejtësi nuk mund të ndalet më nga askush. Ajo është jetike për të ardhmen e vendit, për demokracinë e shtetin e së drejtës, luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit e pandëshkueshmërisë”,  thekson Xhafaj.

Fatmir Xhafaj