AKTUALITET, 19 Gusht 2021, 18:55

Regjistrohen 3273 raste të reja me koronavirus në Greqi, 20 vdekje në 24 orët e fundit

Regjistrohen 3273 raste të reja me koronavirus në Greqi, 20 vdekje

Autoritetet greke njoftuan sot janë regjistruar 3273 raste të reja me koronavirus në Greqi, prej të cilëve 12 janë identifikuar pas kontrolleve në portat hyrëse të vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 550,459, ndërsa numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 286. Mosha mesatare e tyre është 65 vjeç.

Që nga fillimi i pandemisë, 2,896 pacientë janë larguar nga ICU. Pranimi i rasteve të reja i pacientëve me Covid-19 në spitalet e territorit është 276. Vdekjet e regjistruara në 24 orët e fundit nga COVID-19 janë 20, ndërsa që nga fillimi i epidemisë është regjistruar një total prej 13,298 vdekjesh.