AKTUALITET, 19 Gusht 2021, 16:17

Biden: Lufta nuk është mënyra për të mbrojtur të drejtat e grave

Biden: Lufta nuk është mënyra për të mbrojtur të

Gjatë një interviste, Presidenti amerikan Joe Biden tha se lufta nuk është mënyra për të luftuar për të drejtat e grave në Afganistan pas marrjes së kontrollit nga talebanët.

“Ne nuk mund të mbrojmë të drejtat e grave në të gjithë botën me forcë ushtarake pasi diçka e tillë  nuk është racionale,” tha Biden në një intervistë për ABC News, intervista e parë që nga fitorja e talebanëve.

“Janë të shumta vendet në të cilat gratë po nënshtrohen.” “Mënyra më e mirë për ti dhënë fund shkeljes të së drejtave të grave është përmes presionit ekonomik, diplomatik dhe ndërkombëtar,” përfundoi Biden.