TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
OKB ka dhënë alarmin se talebanët tashmë kanë nisur gjuetinë ndaj të gjithë njerëzve që punuan e bashkëpunuan me NATO e SHBA në Afganistan.
Sipas dokumentit konfidencial, talebanët po arrestojnë e kërcënojnë me vdekje anëtarët e familjeve të individëve të shënjestruar që nuk po u dorëzohen ende.
Në fakt, ky plan i talebanëve ka filluar para se ata të merrnin nën kontroll vendin dhe për këtë dyshohet se kanë krijuar edhe harta të veçanta për vendndodhjen e tyre apo të familjeve të tyre.
Më të rrezikuar thuhet se janë punonjësit në Polici, ushtri dhe hetuesit. Madje talebanët po kryejnë kontrolle edhe në aeroport teksa personeli i huaj po evakuohet nga Kabuli.
Duke instaluar regjimin e ri, talebanët po zgjerojnë mjetet e tyre informuese, ndërsa në të shkuarën kanë treguar se me ligjet e tyre ekstremiste dhe regjimet barbare kanë shkaktuar shumë dëme ndaj qytetarëve deri në krime të rënda.