TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tre të rinj janë arrestuar në Gramsh pasi kundërshtuan policët. Një aktivitet festiv po zhvillohej në pedonalen e qytetit kur Zmain Menko, Nertil Zani dhe Kristi Dragoti kundërshtuan policët.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Gramsh
Kundërshtuan punonjësit e Policisë, vihen në pranga 3 shtetas.
Kapet dhe ndalohet dhe një 30 vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh, arrestuan në flagrancë shtetasit Zmain Menko 25 vjeç, Nertil Zani 27 vjeç, dhe Kristi Dragoti 23 vjeç, të tre banues në Gramsh. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në pedonalen e qytetit të Gramshit, gjatë zhvillimit të një aktiviteti festiv kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë ushtrimin të detyrës.