TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Do ju prezantojmë disa “ilaçe” natyrore, për zvogëlimin e poreve tepër të mëdha në fytyrë.
Përgatiteni një qull, duke përzier 2 lugë sodë dhe 2 lugë ujë. Këtë masë, vendoseni në fytyrë dhe lëreni që të qëndrojë për 15 minuta, e më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë.
Qërojeni kastravecin, e më pas shtypeni atë. Vendoseni në një enë, shtoni disa pika të lëngut të limonit dhe një lugë uji të trëndafilit dhe përziejeni mirë e mirë. Vendoseni këtë preparat në një leckë të pastër dhe filloni ta vendosni në fytyrë. Më pas, shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë.
Përzieni të bardhat e dy vezëve me disa pika limoni. Lëreni këtë maskë në fytyrë disa minuta derisa të thahet. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë. Kjo maskë natyrore, largon qelizat e vdekura të lëkurës dhe i mbyll poret në të njëjtën kohë.