LIFESTYLE, 24 Dhjetor 2017, 20:02

Përzjerja që zhduk edhe rrudhën më të imët rreth syve

Përzjerja që zhduk edhe rrudhën më të imët rreth

Plakja është një proces i natyrshëm që nuk mund të parandalohet, dhe disa nga shenjat e para të saj, vërehen pikërisht në fytyrë me shfaqjen e rrudhave. Rrudhat dhe vijat në fytyrë, shkaktohen nga humbja e kolagjenit që formon mbështetjen e qelizave të lëkurës.

Edhe pse plakja është e pashmangshme, ka disa mënyra se si të ngadalësoni shfaqjen e rrudhave në fytyrë. Ky është një krem shumë efektiv anti-rudhë, të cilin mund ta përgatisni edhe vetë në shtëpi.

Përbërësit:

  • 1 banane
  • 1 domate
  • 1 lugë çaji xhel Aloe Vera

Përgatitja:

Qëroni bananen dhe prejeni në copa të vogla. Pastroni domaten nga farat dhe shtrydhni lëngun e saj. Kombinoni në një tas të vogël bananen e prerë, 2 lugë çaji lëng domate dhe 1 lugë çaji xhel Aloe Vera. Shtypini me një pirun derisa të merrni një masë homogjene. Aplikojeni në fytyrë dhe mbajeni për 25-30 minuta. Më pas lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.

Përdoreni 3 herë në javë dhe do të vëreni rezultate të dukshme, vetëm pas disa herë përdorimi.