TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një statusi në “Facebook” thotë se opozita me daljen e saj nga parlamenti nuk mund të pengojë as ngritjen e SPAK, BKH por as edhe riformatimin e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë.
Sipas tij është qeveria ajo që po i vonon ngritjen e këtyre institucioneve pasi kësaj të fundit i intereson një gjë e tillë.
Postimi i plotë:
Sqarim:
Disa miq e gazetarë pyesin se si e bllokon mungesa e opozitës krijimin e SPAK?
Përgjigja është fare e thjeshtë: Fare! nuk e bllokon dot asnjë parti, deputet apo grup deputetësh (një apo disa përdorimësh).
SPAK e zgjedh KLP e cila është krijuar dhe funksionon. Parlamenti nuk ka më asnjë rol për të luajtur.
Edhe për Insitucionet e tjera që janë në pritje për t’u ngritur, Parlamenti (ehe ky që është) nuk e bllokon dot. Ndryshimet Kushtetuese që u miratuan me konsensus, përcaktojnë mekanzimin zhbllokues kur Parlamenti nuk merr dot vendime.
Pra debati që ikja e Opozitës bllokon reformën është propagandë e pa bazuar në asnjë fakt.
Pyetja shtrohet përse vonohet krijimi i SPAK dhe i Institucioneve të tjera? Kujtojmë se vendi është jo vetëm oa SPAK e Byro Hetimi, por edhe pa Gjykatë Kushtetuese, pa gjykatë të Lartë funksionale, pa Inspektorin e Përgjithshëm madje edhe pa Kontrollin e Lartë të Shtetit.
Kujt i interesojnë këto vakume të tmerrshme ne funksionin e shtetit?! Opozitës apo Qeverisë?!
Qartësisht “Hallatet” i mungojnë qeverisë. Asaj nuk i interesojnë fare as SPAK, as BKH, as gjykata e as prokuroria e pavarur. Ndaj dhe i shtyjnë e i shtyjnë e i shtyjnëëëë….
Ndërkohë shtohet paranoja, pasiguria e ankthi…..
Por ama fajin e ka …… Opozitaaaaa, e cila veçse pa imunitet është edhe pa “Hallate”! Këto të fundit janë më interesante për lajme…