TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lionel Messi thyen përfundimisht rekordin e “mbretit” të futbollit Pele për numrin e golave të shënuar me një skuadër. “Pleshti” trefishoi shifrat e Barcelonës sot kundër Valadolidit në minutën e 65-të duke arritur kështu të kapë shifrën e 644 golave në karrierë me klubin katalanas.
Pele ka realizuar në karrierë me ekipin legjendar të Santosit 643 gola. Pasi Mesi e barazoi 3-herë kampionin e botës në ndeshjen kundër Valencias në takimin e së shtunës, tre ditë më vonë, ai arriti t’i thyejë rekordin 46-vjeçar.