TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lionel Messi flet për mediat pas një periudhe të gjatë. Zërat për një largim të mundshëm të tijin nga Barcelona sa vinë e shtohen por vetë argjentinasi mund të bëjë prapakthehu dhe mund të ndodhë që presidenti i ri ta bindë të qëndrojë në Camp Nou edhe pas verës së ardhshme, kur i përfundon kontrata aktuale me Barçën. Në intervistën e tij Messi nuk foli për të ardhmen por komentoi të tashmen dhe situatën në të cilët ndodhet aktualisht klubi blaugrana.
“Kam kaluar një verë të tmerrshme, por e kam marrë veten. Edhe fillimi i sezonit ishte i vështirë, por tani ndihem mirë. Kam një dëshirë të madhe për të luftuar për realizimin e objektivave të klubit. E ndjej që Barcelona po kalon një moment të vështirë. Gjithçka që rrethon klubin është bërë e vështirë, por unë s’e kam humbur entuziazmin aspak“, deklaron Leo Messi.