SPORT, 21 Dhjetor 2020, 16:36

Pështyu rivalin, Thuram dënohet edhe nga klubi i tij!

Pështyu rivalin, Thuram dënohet edhe nga klubi i tij!

Marcus Thuram, djali i legjendës franceze Lilian Thuram, në këto dy sezonet e fundit kishte përfunduar në qëndër të mediave ndërkombëtare vetëm për paraqitjet e tij të shkëlqyera dhe për interesimin në merkato të klubeve të mëdha.

Megjithatë sëfundmi Thuram është bërë protagonist i një episodi negativ. Në sfidën e fundjavës mes Gladbach dhe Hoffenheim ai u përjashtua nga fusha me karton të kuq nga gjyqtari pasi pështyu një kundërshtar. Stefan Posch ishte “viktima” e francezit dhe falë sistemit VAR u konfirmua veprimi i tij, i cili nuk mund të falej nga gjyqtari i takimit.

Edhe pse pas ndeshjes sulmuesi këmbënguli se nuk ishte e qëllimshme nga ana e tij dhe i kërkoi falje Posch, Hoffenheim dhe ekipit të tij ai deklaroi se do të pranonte çdo pasojë të gjestit që bëri. Klubi gjerman konfirmoi ditën e djeshme sanksionin ndaj Thuram, e cila do të jetë heqja e pagës për një muaj. Paga e tij do të dhurohet për një kauzë me denjë, për të cilën do të kujdeset vetë lojtari dhe me shumë do të shkojë për njerëzit në nevojë.