SPORT, 23 Dhjetor 2020, 09:25

Kategoria Superiore, Kukësi-Tirana beteja e ditës, Apolonia do të përballet me Vllazninë

Superiorja nuk do të ndalet deri më 30 dhjetor dhe ditën e sotme luhen ndeshjet e javës së dhjetë, javë që përkon me nisjen e fazës së dytë të kampionatit.

Janë disa ndeshje në program dhe ajo që tërheq më shumë është ajo mes Kukësit e Tiranës, që është veçuar dhe do të nisë të luhet prej orës 16:45 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Ndeshjet e tjera nisin në orën 13:45. Vllaznia kryesuese luan në transfertë kundër Apolonisë, kurse Partizani pret në “Selman Stërmasi” Kastriotin surprizues.

Një duel interesant zhvillohet në Laç mes vendasve që duan të ngjitin shkallët e renditjes dhe Bylisit. Edhe në Korçë, Skënderbeu-Teuta është një ndeshje mjaft interesante për t’u parë.