TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Marash Kumbulla foli për mikrofonat e “Tele Radio Stereo”, gjatë një ngjarjeje bamirësie në spitalin “Lazzaro Spallanzani”, në Romë, duke analizuar humbjen e hidhur kundër Atalantës.
“Në pjesën e dytë, ne ramë shumë. E patëm shumë të vështirë, sepse kishim një ekip të fortë përballë. Duhet të ringrihemi shpejt, por nëse vazhdojmë të shohim prapa, nuk do të përmirësohemi kurrë. I marrim parasysh gabimet që kemi bërë dhe përpiqemi të mos i përsërisim”.
Romë e fortë në kampionat: “Kundër Juventusit dhe Milanit, edhe pse barazuam, vërtetuam se mund të luajmë kundër të gjithëve.”
Përshtatja te Roma: “Puna sigurisht që është e ndryshme nga viti i kaluar. Kam mësuar shumë falë lojtarëve të kalibrit si Smalling, Mancini, Ibañez. Ndihem shumë më mirë sesa në momentin e parë kur mbërrita në Romë. Titulli kampion? Do të ishte e mrekullueshme.”
Pse zgjodhi Romën: “Roma menjëherë tregoi interes. Pashë tifozët, klubin, ekipin, programet … më bindën menjëherë. E gjitha ndodhi shpejt. Nuk kisha dyshime.”