TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Real Madrid ka nisur të mendojë për të ardhmen, pasi po has shumë vështirësi këtë sezon, duke zhgënjyer jo pak me paraqitjen e tyre si në kampionat ashtu edhe në Champions League.
Drejtuesit e klubit nuk janë të kënaqur dhe për këtë kanë nisur të punojnë për të bërë ndryshime në organikën e futbollistëve. I pari në listën e merkatos së madrilenëve është mesfushori i talentuar i Ajaxit, Ryan Gravenberch, i cili për nga karakteristikat krahasohet me Paul Pogba.
Klubi spanjoll, për t’i paraprirë konkurrencës së klubeve të tjera ka nisur menjëherë bisedimet me agjentin e futbollistit Mino Raiola. Në garë për kartonin e 18-vjeçarit është edhe Juventusi që ka kohë që e ndjek futbollistin.