AKTUALITET, 26 Maj 2018, 21:34

Real Madrid, fitues i madh i Ligës së Kampionëve: Mbret për herë të 13-të

Reali i Madridit ështe fituesi i Ligës së Kampionëve, pas triumfit 3-1 ndj Liverpulit në Kiev të Ukrainës. Madrilen bëhen kështu 13 herë fitues të kompeticionit, rekord, dhe e fitojnë atë tri herë resht, edhe ky një rekord në formatin aktual të Ligës së Kampionëve. Golat mbajnë firmat Benzema 51', Bejl 64', 82', ndërsa për Liverpulin shënoi Mane 55'. Kjo mbrëmje e madhe në Kiev kishte dhe pak Shqipëri brenda, pasi këngëtarja kosovare, Dua Lipa, performoi gjatë ceremonisë së hapjes.

LIVE/ Real-Liverpul 3-1

Shenues: Benzema 51', Bejl 64', 82'/Mane 55'

Real Madrid: Navas, Marcelo, Ramos, Varane, Karvahal, Kasemiro, Modriç, Kros, Isko, Ronaldo, Benzema. Trajner: Z. Zidan Liverpul: Karius, Aleksander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson, Henderson, Milner, Vijnaldum, Salah, Mane, Fimino. Trajner: J. Klop


82'-Real-Liverpul 3-1. Bejl kalon sërish gol, gafë e Karius. 64'-Real-Liverpul 2-1. Bejl kalon sërish në avantazh Realin me një kryevepër. 55'- Real-Liverpul 1-1. Barazon Sadios Mane për Liverpulin. 51'- Real-Liverpul 1-0. Gol i Benzema, pas gafës së portierit Karius. 45'+3 - Mbyllet pjesa e parë pa gola, por me Liverpulin që luajti më mirë. Dëmtime të Salah (Liverpul) dhe Karavahal (Real Madrid). 44'- Gol i anuluar i Realit të Madridit: Ronaldo gjuajti me kokë, Karius grushtoi, ndërkohë që topi mbërriti te Benzema, i cili realizoi në pozicion të parregullt. 37'-Zëvendësim i detyruar për Realin: Del Karvahal, i dëmtuar, futet Naço. 30' -Salah lë fushën e lojës pas një dëmtimi. Zëvendësim i detyruar për Liverpulin. Futet Allana. 1’-Topi i parë luhet nga Liverpuli
------------- [caption id="attachment_110173" align="alignnone" width="988"] [/caption]