TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një tjetër reagim për shembjen e Teatrit Kombëtar, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thekson se kryeministri me këtë vendim po pastron paratë e pista të klientëve të tij.
Basha e konsideron kryeministrin Rama si varrmihës të paqes sociale në vend, ndërsa thekson se pa largimin e tij nuk do të ketë paqe sociale.
Postimi i plotë:
Me shembjen e paligjshme të TK për të pastruar paratë e pista të klientëve të tij, Rama i vuri kazmën themeleve të shoqërisë sonë.
Ajo që po ndodh sot ndaj qytetarëve dhe gazetarëve është e papranueshme.
Aktivistët, artistët, opozitarët e arrestuar duhet të lirohen menjëherë! Rama është varrmihësi i paqes sociale në vend, varrmihësi i ekonomisë së shqiptarëve, hajduti i pronave publike që ka shkelur dhe uzurpuar çdo pushtet.
Pa shporrur atë, në këte vend nuk do ketë as ligj, as demokraci, as zhvillim dhe as mirëqenie për njerëzit’, shkruan Basha.