AKTUALITET, 17 Maj 2020, 10:10

Shoqërimi i gazetarit Alfred Lela, reagon Unioni i Gazetarëve:Turp i qeverisë, shteti ka degraduar!

Shoqërimi i gazetarit Alfred Lela, reagon Unioni i Gazetarëve:Turp i


Unioni i Gazetarëve ka reaguar për shoqërimin e paprecedent dhe të dhūnshēm, të gazetarit Alfred Lela dhe aktivistëve të shoqërisë civile. Në një deklaratë për mediat, UGSH thotë se ky është një akt i turpshëm që bie ndesh me liritë e njeriut.

DEKLARATA E PLOTË: 

Dhūna policore mbi gazetaret, artistet dhe qytetaret ne mbrojtje te Teatrit Kombetar eshte turp qeverises dhe akt mbi lirite themelore

Dhūna policore e zhvilluar mbi gazetaret, artistet dhe qytetaret e Tiranes naten e 17 majit 2020, eshte nje perballje e rrezikshme dhe me pasoja e shtetit mbi lirite themore te shoqerise sone. Kacafytja e policeve te shtetit me gazetarin Alfred Lela dhe shtyrjet e reportereve ne krye te detyres, jane deshmi e qarte e nje degradimi dhe kercellime dhembesh e shtetit qe tenton te jape prova si shtet policor.

Unioni i Gazetareve Shqiptare denoncon kete dhūne. Kerkon me force venien para pergjegjesise ligjore te urdherdhenesve dhe te personave dhūnūes, pamvaresisht me, apo pa, uniforme.

Unioni i Gazetareve Shqiptare mbeshtet te gjithe koleget gazetare ne denoncimin ligjor te dhūnes dhe dhūnūesve dhe shpreh solidaritetin e pakufi me te gjithe koleget gazetare qe perballen me kercenime apo dhūnime prej individeve dhe segmenteve te shtetit. Akte te tilla jane degradim i vete natyres se shtetit dhe shenja te rreshqitjes se demokracise sone ne autoritarizem.