TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryebashkiaku Veliaj, shërbëtori besnik i Edi Ramës, që shërbeu si një vegël për shembjen e Teatrit Kombëtar, nuk ka bërë asnjë reagim prej disa orëve.
Njeriu që gdhihet dhe ngryset në mediat e regjimit, nuk ka guxuar ende të reagojë, për punën e pistē që i caktoi shefi, atë të shembjes së Teatrit Kombëtar, godinë e trashëgimisë tonë kulturore.
Edi Rama ka arritur të realizojë ëndrrën e tij, që e ruan në sirtar, që prej vitit 1998, shembjen e Teatrit.
Forca të shumta policie kanë blinduar zonën dhe kanë arrestuar aktorë dhe aktivistë.
Neutralizimi dhe arrestimi i aktivistëve, i ka hapur rrugë shembjes së godinës në mënyrën më brutale të mundshme, rreth orës 04:00 të mëngjesit.
Teatri Kombëtar, konsiderohej si “kalaja e fundit” të cilën regjimi i Edi Ramës, ende nuk kishte arritur ta rrëzonte.
VIDEO: