AKTUALITET, 23 Korrik 2018, 22:59

Reagimi epik i gjyqtarit të shkarkuar nga Vetingu: “Mora pushkën dola malit…”

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar ditën e sotme nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit, Ervin Metalla.

Edhe pse sipas ILDKPKI-së ish-gjyqtari nuk kishte probleme me pasurinë, ajo që e ka dëmtuar ka qenë kërkesa e tij për një kredi të butë.

Metalla e kundërshtoi këtë vendimin por KPK-ja e shkarkoi. Pas këtij vendimi, ish-gjyqtari reagimi i tij nëpërmjet një statusi në “Facebook” ishte epik me poezinë “Ku ta dija unë i varfri”…

KU TA DIJA UNE I VARFRI

Mora pushkën dola malit,

Të luftoja për atdhe,

Ku ta dija unë i varfri,

Se armiku ishim ne.

Mora pushkën, dola malit

Të luftoja per liri,

Ku ta dija une i shkreti

Se armiku ishe ti.

Mora pushkën dola malit

Të luftoja ne furtunë;

Ku ta dija une i ngrati

Se armiku isha unë.”