TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 68 raste të reja me Covid-19. Prej tyre, një rast u konfirmua në Elbasan.
Pozitiv për Covid-19 ka rezultuar një 53-vjeçar që punon si roje në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit. Mësohet se ai është infektuar nga bashkëshortja e tij që punon si sanitare në spitalin e Elbasanit.
Pas konfirmimit të dy prindërve, është vetë-izoluar një prej fëmijëve të tyre. Djali i karantinuar punon si roje në Drejtorinë e Shfrytëzimit të Automjeteve në Elbasan. Ambientet e kësaj të fundit, për pasojë, janë dezinfektuar.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri më tani, Elbasani ka 48 raste aktive me koronavirus.