SPORT, 21 Mars 2021, 18:08

Raste të shumta, por Partizani dhe Teuta nuk dinë të shënojnë

Raste të shumta, por Partizani dhe Teuta nuk dinë të

Frika për të mos humbur mbizotëroi në sfidën përmbyllëse të javës së 25-të të Superiores, Partizani-Teuta, e mbyllur më rrjeta të paprekura. Pavarësisht dominimit të të kuqve në lojë, kryesisht më qarkullimin e topit, munguan rastet e pastra në portat respektive. Stivi Frashëri “nxehu disi muskujt” gjatë pjesës së parë pas tentativave të Çinarit (18’) dhe Bardhit (32’), ndërsa “Djemtë e Detit” humbën mundësinë më të mirë të kësaj sfidë në të 58-tën me Krasniqin, i cili nuk u koordinua si duhet në finalizimin e një penalltie në lëvizje.

Momenti më i diskutueshëm i kësaj përballjeje pretendentësh në “Elbasan Arena” u shënua në minutën e 74-t, kur Eneo Bitri e dërgoi me kokë topin në rrjetë, por sipas anësorit në pozicion jashtë lojë. Nga pamjet e përsëritura vihet re se mbrojtësi i Partizanit ishte thuajse në vijë me mbrojtësin kundërshtar në momentin e krosimit të topit.

Përfundimisht 0-0, me të dyja skuadrat që humbin nga një pozicion për shkak të fitores së Vllaznisë, që u ngjit sërish në krye.

Interesant fakti që Partizani-Teuta ka rezultuar një sfidë me shumë rivalitet në vitet e fundit, aq sa në shtatë takimet e fundit kanë shënuar gjashtë barazime dhe një sukses i durrsakëve.