SPORT, 21 Mars 2021, 14:58

Atalanta harron eliminimin, triumfon në transfertën ndaj Veronës

Atalanta harron eliminimin, triumfon në transfertën ndaj Veronës


Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Atalanta ka kthyer vëmendjen totalisht në kampionat, ku synon të zërë një vend mes 4 më të mirave dhe sot ka hedhur një tjetër hap të rëndësishëm drejt këtij objektivi.

Bergamaskët ia dolët të marrin tre pikët në transfertën e vështirë ndaj Veronës, falë fitores 0-2 dhe u ngjitën në kuotën e 55 pikëve, po aq sa ka edhe Juventusi i vendit të tretë.

Zikaltrit zhbllokuan sfidën me anë të një 11-metërshi të ekzekutuar saktësisht nga Malinovsky në minutën e 30’, ndërsa më pas ishte Duvan Zapata që mbylli llogaritë në fundin e pjesës së parë.