SPORT, 19 Mars 2021, 23:12

Leipzigu mposht Arminia Bielefeldin dhe shkon -1 nga Bayerni

Leipzigu mposht Arminia Bielefeldin dhe shkon -1 nga Bayerni


Leipzigu i bën presion Bayernit të Mynihut, duke e ngushtuar në vetëm një pikë diferencën me kryesuesit e Bundesligës.

Në sfidën hapëse të javës së 26-të, skuadra e drejtuar nga Nagelsmann fitoi minimalisht në fushën e Arminias së Bielefeldit.

Golin e vetëm të këtij takimi e realizoi Sabitzer në fillimin e pjesës së dytë, i shërbyer nga spanjolli Dani Olmo.

Lepizigu pati raste për të shënuar gola të tjerë gjatë pjesës së dytë me Hee-Chan Hwang, Marcel Halstenberg dhe Christopher Nkunku, por portieri vendës nuk lejoi që rezultati të ishte më i thellë.