TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, është shpallur lojtari më i mirë i Serie A për sezonin 2019-20. Ylli portugez u shpreh shumë i lumtur për këtë vlerësim dhe në një prononcim për “Sky Sport Italia”, ai falenderon të gjithë shokët e skuadrës e lojtarët që e kanë votuar.
“Ishte një vit i çuditshëm, një vit që askush nuk do ta dëshironte sërish. Por, në aspektin individual dhe për ekipin ishte pozitiv sepse fituam kampionatin. Në fillim ishte e vështirë të luanim pa tifozë, por qëllimi ynë ishte triumfi në Serie A e ia dolëm”, deklaron portugezi.
“U eliminuam në Champions League, por kështu është futbolli. Goli më i bukur? Jam i sigurtë se është ai ndaj Sampdorias. Dua të falenderoj shokët e ekipit sepse pa ata nuk do ta merrja këtë çmim.
Ndihem shumë me fat nga të gjithë lojtarët që më kanë votuar. Mendoj se besimi, qëndrueshmëria dhe pasioni janë sekreti për të vazhduar të shijosh futbollin. Jam ende i motivuar, përndryshe nuk do të luaja në këto nivele”, përfundon Ronaldo.