SPORT, 19 Mars 2021, 22:45

Seria A/ Shkëlqen Scamacca, përmbys Parmën me dygolësh

Seria A/ Shkëlqen Scamacca, përmbys Parmën me dygolësh

Parma nuk arrin t’i japë vlerë suksesit me Romën javën e kaluar. Ekipi nga Emilia-Romagna u mposht 1-2 nga Genoa brenda në “Tardini” duke humbur terren në garën për mbijetesë. Futbollistët e drejtuar nga Roberto D’Aversa u mposhtën me përmbysje nga gjenovezët, të cilët iu rikthyen suksesit në Serinë A pa katër barazimeve dhe dy humbjeve.

Spikati në këtë përballje sulmuesi 22-vjeçar, Scamacca, dy golat e të cilit zhvlerësuan avantazhin fillestar të vendasve falë golit të Graziano Pellesë në minutën e 16-të.

Golin e barazimit talenti i lindur në Romë, që kërkohet me ngulm nga Juventusi, e realizoi në minutën e 50-të, pasi u shërbye nga Zappacosta.

Scamacca vulosi rezultatin përfundimtar në të 69-ën, me golin e dytë personal në këtë sfidë dhe të 11-tin sezonal, ku përfshihen edhe finalizimet në Kupë dhe me U-21 të Italisë.

Genoa me këtë sukses shkon në kuotën e 31 pikëve, ndërsa Parma mbetet me 19 pikë, në vendin e parafundit.