AKTUALITET, 1 Korrik 2019, 18:24

Raporti paraprak i OSBE/ODIHR, Petrit Vasili: Pse e vlerësojmë

Raporti paraprak i OSBE/ODIHR, Petrit Vasili: Pse e vlerësojmë

Ish-kryetari i grupit parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, komentoi raportin paraprak të misionit të OSBE/ODIHR, i cili tregoi se në zgjedhjet e 30 qershorit janë konstatuar probleme dhe qytetarët kanë qenë nën presion nga të dyja palët politike.

Sipas Vasilit, raporti konfirmoi se procesi i zgjedhjeve ishte i paligjshëm duke shtuar faktin se qytetarët nuk kishin mundësi të zgjidhnin, pasi në më shumë se gjysmat e bashkive në listë ishte vetëm një kandidat.

“Vlerësojmë raportin e OSBE/ODIHR për votimet. Raporti konfirmoi që u zhvillua një proces i paligjshëm. Raporti konfirmon që mos-zbatimi i Dekretit, i paligjshëm. Raporti konfirmoi që vetëm GJK shprehet për Dekretin. Raporti konfirmoi që nuk pati asnjë mundësi për zgjedhje

Raporti konfirmoi që vendim. Raporti konfirmoi që vendimet e KQZ, të paligjshme. Vendimet e KQZ-së kanë qenë sipas urdhrit partiak”-tha Vasili.