TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka dalë në një konferencë për mediat, lidhur me raportin e bërë publik një ditë më parë nga OSBE/ODIHR.
Kryemadhi vuri edhe një herë në dukje pikat kryesore të evidentimeve që u bënë nga OSBE në ditën e votimeve në 30 qershor, ndërsa shtoi se nuk kishin asnjë mëdyshje se ky raport do të dilte në konkluzione të vërteta.4545454545545874878
“Nuk kemi asnjë mëdyshje që raporti i OSBE/ODIHR do të dilte në konkluzione të vërteta.
Ndjemë dhimbje për situatën politike, ekonomike, si rezultat të inkriminimit të gjithë jetës shoqërore.
Raporti një skaner objektiv dhe i tmerrshëm për gjendjen në të cilën gjendet vendi, tregon shkatërrimin e sistemit ligjor dhe shoqëror të Shqipërisë.
Edhe kur organizon votimet Rama nuk i reziston dot futjes së duarve në kutitë e votimit, se i është bërë ves”, u shpreh ajo.
“Ky raport nuk i njeh zgjedhjet”, tha Kryemadhi.