AKTUALITET, 29 Qershor 2018, 10:38

Nogociatat/Edi Rama tallet me veten, dekoron ambasadorët për këtë sukses imagjinar

Nogociatat/Edi Rama tallet me veten, dekoron ambasadorët për

Kryeministri Edi Rama, e quan vendimin e Bashkimit Europian për shtyrjen e hapjes së negociatave, një sukses. Ai ende vazhdon t'i mëshojë idesë se negociatat janë hapur. Sot, Edi Rama dekoroi disa ambasadorë të Shqipërisë në vendet që ai i konsideron kyçe për vendimin.

“Sot ne kemi kapërcyer një moment delikat. 25 vende janë të vendosur për të mbështur progresin. Vetëm tre vende patën pozicione të ndyshme. T’i futemi reformave tona tani për të ecur në këtë rrugë. Kemi bërë më shumë  në këtë faze se çdo vend tjetër". 

Ambasadorët e dekoruar morën disa medalje, për përpjekjet e tyre në procesin e integrimit. Rama tha se ata kanë bërë maksimumin me letra, sms, takime dhe interpretime të mimikave të zyrtarëve europianë, prandaj e meritojnë këtë dekoratë.

 

/TPZ.AL/