TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama është shfaqur në orën 10:25 në shkollën e Surrelit për të votuar.
Rama i është drejtuar Qendrës së votimit sëbashku me bashkëshorten, Linda Rama, teksa videon ‘live’ në “Facebook” e ka shoqëruar me një mesazh.
“Demokracia nuk është sport me spektatorë, zbrit në fushë dhe voto”, shkruan Rama.
E para ka votuar bashkëshortja e tij Linda Rama dhe më pas kryeministri.
Ndërsa gjatë një komunikimi për gazetarët, kreu i qeverisë u shpreh se demokracia është sport me spektatorë, ndaj i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë.
“Sot është një ditë shume e bukur, një diell fantastik dhe sot është dita që të mos ushqejmë asnjë ndjenjë negativë ndaj askujt që me votën e vet të shprehë një opinion tjetër. Sot jemi një familje e madhe në të njëjtin atdhe dhe askush mos harrojë që demokracia është një sport pa spektatore dhe secili duhet të zbresë në fushë dhe të gjuajnë me votë. Kështu që zbrisni në fushë dhe gjuani penalltinë tuaj dhe ne fund fitofte me i miri”, tha Rama.