TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryesuesi i listës së qarkut të Beratit për Partinë Demokratike, Tomor Alizoti ka deklaruar se në Berat është dhunuar një vëzhgues demokrat.
Alizoti në fjalën e tij i ka bërë thirrje kundërshtarit të tij politik dhe drejtuesit të qarkut të PS-së Blendi Klosi që të tërheqë njerëzit e tij nga dhuna, pasi për këtë do të mbajë përgjegjësi personale.
Ndër të tjera ai ka thënë se çdo gjë është e filmuar dhe do i dorëzohet prokurorisë.
“Sapo më kanë lajmëruar dhe në këtë qendër votimi është rrahur një vëzhgues i Partisë Demokratike.
Si drejtues i qarkut të Beratit, i bëj thirrje drejtuesit të Partisë Socialiste, Blendi Klosi që të tërheqë zagarët e tij, se do të mbajë përgjegjësi personale ai dhe ata, çdo gjë është e filmuar.
Pas 30 vjetësh Partia Demokratike do të korrë një sukses të madh. Paralajmërojmë të gjithë zagarët e Klosit, nëse fitoni fitojeni nëse keni humbur keni humbur, pranojeni”, ka thën Alizoti.