AKTUALITET, 25 Prill 2021, 09:47

Ambasadori britanik: Qytetarët të votojnë për partinë që ndjejnë se duhet të votojnë

Ambasadori britanik: Qytetarët të votojnë për partinë

Të gjithë ambasadorët e akredituar në Tiranë janë shpërndarë në rrethe të ndryshme të vendit për të vëzhguar procesin zgjedhor.

Ambasadori i Britanisë së Madhe Dunkan Norman ndodhet në Durrës, në Qendrën e Votimit 1494 tek Pallati i Kulturës për të parë nga afër votimin.

Ai iu ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë atë që ata mendojnë. Dunkan tha se grupet e vëzhguesve janë në terren dhe po operohet siç është vendosur më herët.

“Është shumë kënaqësi të jem sërish në Durrës. Ne zgjodhëm Durrësin se e kemi thënë më përpara se do të vinim dhe ja ku jemi sot, por gjithashtu sepse mendoj se është e rëndësishme që ndërkombëtarët të shihen dhe të monitorojnë dhe ka shumë ndërkombëtarë që po vëzhgojnë zgjedhjet këtë herë.

Ne si ambasadë britanike kemi tetë skuadra që po monitorojnë në Shqipëri dhe po mbështesim përmes projekteve tona mbi 600 vëzhgues afatshkurtër.

Ndërmjet këtij lloj vëzhgimi duam t’i japim mundësinë qytetarëve të shkojnë të votojnë dhe që mund të votojnë realisht për partinë që ndjejnë se duhet të votojnë”, tha Dunkan.