TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosja dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pasi ka hedhur votën e tij për zgjedhjet në Shqipëri, ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat.
Teksa ka shprehur vullnetin e tij si qytetar shqiptar, ai ka deklaruar se ditë më të bukura e presin Shqipërinë.
“Moti është i mirë , kështu do të jetë deri në mbrëmje. Uroj sa më shumë ditë të bukura dhe mbarësi për Shqipërinë dhe secilin njeri që ashtu sikurse unë e ka pasaportën e Shqipërisë. Faleminderit dhe suksese”, tha Albin Kurti.
Albin Kurti votoi në Tiranë dhe ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatin e pavarur Bojken Abazi.