AKTUALITET, 25 Prill 2021, 09:29

Yuri Kim thirrje qytetarëve: Sot është dita juaj, shkoni dhe votoni të lirë!

Yuri Kim thirrje qytetarëve: Sot është dita juaj, shkoni dhe

Nga Shkodra, ku ka shkuar për të monitoruar procesin e votimit, Ambasadorja Amerikane Yuri Kim, ka bërë thirrje për qytetarët.

Ajo ka ritheksuar, që qytetarët të dalin dhe të votojnë të lirë, duke shtuar që dita e sotme, i përket atyre.

“Çdo qytetar shqiptarë të ketë mundësinë të votojë i lirë.

Kjo është dita juaj”, tha ambasadorja amerikane.

Sakaq, pritet që Ambasadorja Yuri Kim, të monitorojë procesin e votimit në Shkollën e Mesme “28 Nëntori” në qytetin e Shkodrës.