TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama thotë se kërkon edhe një mandat të tretë për të vazhduar me punët, që sipas tij PD nuk mund ti bëjë dot.
Ai ironizoi Kreun e PD, Lulzim Basha dhe drejtuesin e ri politik të Vlorës, Bujar Leskaj.
“Pse na duhet mandati i tretë? Për një arsye të thjeshtë, sepse në anën tjetër është siç ishte, nuk është si këtu. Imagjinoni që Luli me ‘Leskon’ e Vlorës ta bëjë dhe anën tjetër si kjo, e parapërfytyroni dot. Jo vetëm që nuk do të bëjnë anën tjetër si kjo, por do ta shtrojë ‘Leskua’ me raki e qoftë dhe do bëhet ansambli polifonik i të dehurve të Vlorës dhe s’do ketë familjar që do kalojë këtej.
Përkundrazi do i thonë edhe kalamajve mos kaloni andej se do e gjeni ‘Leskon’. Kështu është kudo, nuk është puna vetëm me ‘leskon’, por kështu është kudo. Kështu është me çdo gjë.
Ata urrejnë qytetin. Nuk e thonë dhe nuk e dinë as vetë, por ata urrejnë çdo gjë që lidhet me qytetin, urrejnë pastërtinë, urrejnë bukurinë. Prandaj duhet mandati i tretë, që të vazhdojmë”, tha u shpreh Rama.