AKTUALITET, 14 Nëntor 2020, 16:11

Rama sulmon opozitën: Shpresën e fundit për t’u kthyer në pushtet e ka varur te Covid-i

Rama sulmon opozitën: Shpresën e fundit për t’u kthyer


Nga Vlora, kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën sa i përket qëndrimit të saj mbi situatën e pandemisë në vendin tonë. Kreu i qeverisë thotë se shpresën e fundit për t’u kthyer në pushtet opozita e ka varur te koronavirusi.

“Opozita shpresën e fundit për tu kthyer në pushtet e ka varur te armiku i padukshëm. Fatkeqësisht ëndërron katastrofën atë që thotë përditë duke e shitur si të ishte realiteti që fshihet por në fakt është ëndrra e saj qametin dhe kolapsin e sistemit tonë shëndetësor. Ënderron të mos ketë shtretër dhe Shqipëria ta humbasë këtë sfidë dhe ata të përfitojnë atë pushtet përsëri të cilin e kanë patur dy herë dhe në të dyja herët kanë treguar se dinë ta përdorin vetëm për vete, ndërkohë që Shqipërinë dy herë e kanë çuar në drejtim të paditur”, tha Rama.