AKTUALITET, 13 Prill 2020, 20:02

Rama thirrje opozitës: Të bashkojmë forcat, të flasim me një zë!

Rama thirrje opozitës: Të bashkojmë forcat, të flasim me

Kryeministri Edi Rama i bëri sot thirrje publike opozitës shqiptare jashtë parlamentit, të bashkëpunojnë për të fituar "luftën", me të cilën po përballet vendi, si pasojë e COVID 19. Në fakt opozita ka bërë një numër të madh propozimesh, me karakter ekonomik, për të evituar kolapsin dhe ka kërkuar testime masive, duke dhënë kontributin e saj në këtë krizë.

"Opozita e humbi mundësinë të vihej në shërbim të kësaj lufte në mënyrë pozitive, na dhanë receta me iluzione për ekonominë. Jam i keqardhur që në vend të bashkimit në këtë luftë ku duhet mbrojtur jeta e cdo njeriu ata nuk i kanë ulur armët e luftës, por kurrë nuk është vonë. Thirrja ime është të bashkojmë forcat, të diskutojmë hapat, të ballafaqojmë sy më sy on linë vendimet që marrim dhe cilësinë e ekzekutimt të tyre, të flasim me një zë për të mbrojtur cdo jetë shqiptari që nga Shkodra ku e kujtojnë COVID si virusi komunsit dhe deri në Vlorë ku e kujtojnë si opizitë dhe qeshin, të dalim bashkë si popull faqebardhë nga kjo luftë”, tha Rama.

“Deri këtu e kemi kaluar për mrekulli atë hallin e halleve, shohim përditë se kurba e infesksioneve po mbahet nën kontroll më mirë se në vendet e Europës, askush s’po vdes se s’kemi shtretër apo respitraor, s’ka as kufoma që skemi ku t’i varrosim. Kjo situatë cënon ekonominë familjare por edhe atë kombëtare. Mos harroni se liritë do të kthehen sa ta fitojmë këtë luftë edhe ekonomia do të ringrihet por të vdekurit nuk ngjallen më, është detyra ime të bëj gjithcka për të lehtësuar sadopak pasojat e luftës sidomos për ata që janë prekur ndjeshëm në ekonominë e tyre familjare. Asgjë nuk kemi kursyer dhe asgjë nuk do kursejmë, sic kemi ngritur një rrjet ekspertësh për të përballur luftën nga pikëpamja shëndetësore ashtu kemi ngritur edhe një rrjet ekspertësh për të bërë më të mirën në përballimin e pasojave që kjo situatë sjell tek të prekurit por edhe në ekonominë kombëtare, askush nuk do i ndihmojë, nuk do i harxhojmë të gjitha municionet, mund të dalim të dëmtuar por asnjëherë të shkatërruar”,- shtoi Rama.”