AKTUALITET, 13 Prill 2020, 19:13

Koronavirusi/ 671 të vdekur në 24 orë në Nju Jork

Koronavirusi/ 671 të vdekur në 24 orë në Nju Jork

Nju Jorku kapërceu sot pragun e 10 000 vdekjeve nga COVID-19, në 10 056, njoftoi guvernatori i shtetit, Andrew Cuomo.

“Sot, u raportuan 671 vdekje të reja të regjistruara në 24 orët e fundit”, tha Cuomo.

Rajoni mbetet deri më tani, më i prekuri në SHBA, edhe pse guvernatori theksoi se është konfirmuar ngadalësimi në shtetin e Nju Jorkut.